Çfarë e bën bashkë BDI-në me Levicën, Milenkon, Latasin, Kongresin Botëror Maqedonas, Kishën Ortodokse të Maqedonisë etj.?

Bekim Qoku

Nuk ka organizatë, subjekt apo figurë politike me qëndrime të qarta shovene, kryesisht antishqiptare që nuk e ka kundërshtuar regjistrimin aktual, që nga Kongresi Botëror i Maqedonasve, partisë protofashiste Levica, të djathtës ultranacionaliste të Gruevskit (Mickoja është beniamini tij), figurave si Milenko apo Latas, madje deri edhe vetë Kisha ortodokse e cila është deklaruar kundër regjistrimit.

Nuk do shumë imagjinatë për të kuptuar, se çfarëdo qoftë rëndësia e çështjes, ky konsensus kaq i madh bëhet vetëm për dëmtuar armikun e tyre numër një: shqiptarët.StrugaLajm

Dhe në fund, këto nisma, tash 20 vjet kanë gjetur gjithmonë mbështetje të parezervë nga Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me vizionarin, patriotin dhe republikanin (sip e quan Edi) Ali Ahmeti.
Artan Grubi, kur tha se ndërprerja e regjistrimit është në dobi të shqiptarëve, tërthorazi thotë, që të gjithë këto subjekte, organizata dhe figura të sipërpërmendura ia dashkan të mirën shqiptarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...