Çfarë ju nevojitet për t’u pranuar në 6 fakultete në Universitetin e Tiranës

Maturantët janë ende në pritje të rezultateve të provimeve në lëndën e matematikës si dhe atyre me zgjedhje, për të përllogaritur kështu se në cilat degë do të kenë mundësi për të studiuar. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018-2019 në të gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës si dhe në filialin e tij në Sarandë.

Ky institucion i arsimit të lartë bën me dije se mesatarja e tre viteve të gjimnazit si dhe provimet e maturës shtetërore janë baza mbi të cilën do të bëhen përzgjedhjet e fituesve edhe për këtë vit.StrugaLajm

Përkatësisht theksohet se për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Drejtësisë, maturantët duhet të dinë se 50% të pikëve do t’i ketë mesatarja e shkollës, ndërsa 50%-in tjetër do e ketë nota mesatare e lëndëve Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi e Gjuhë e Huaj me nga 10% secila prej tyre. Por, fakultetet i kanë përcaktuar vetë kriteret këtë vit, e rëndësia e mesatares apo provimeve të maturës ka vlera të ndryshme për programe të ndryshme.StrugaLajm

Kështu, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë vlerëson me 80% mesataren e 3 viteve të shkollës së mesme dhe vetëm me 20% provimet e maturës, ndërsa për studentët që do pranohen në Fakultetin e Ekonomisë, në të gjitha programet ka 50% të pikëve mesataren dhe 50% gruplëndët përkatëse.

In : Aktuale

Loading...
loading...