Çfarë kryetarë komunash do zgjedhin qytetet shqiptare

Enver Robelli

Kryetari i ri i Zagrebit – i gjelbër (dhe anëtar i një lëvizjeje të re qytetare)
Kryetari i ri i Splitit – liberal, progresiv, kundërshtar i sistemit nepotist-korruptiv
Kryetari i ri i Budapestit – i gjelbër
Kryetari i Temishvarit – një aktivist dhe punëtor humanitar gjerman i ardhur nga Gjermania
Kryetari i Bukureshtit – një politikan i pavarur
Kryetari i Pragës vjen nga Partia e Piratëve (Česká pirátská strana)
Kryetari i Bratisllavës – arkitekt, muzikant, aktivist dhe politikan i pavarur
Kryetarja e re e Sarajevës – socialdemokrate, progresive, juriste, eksperte e të Drejtës Romake
Në shumë qytete të Europës lindore dhe juglindore qytetarët po largohen nga partitë e etabluara për shkak se janë zhgënjyer me qeverisjen e tyre. Si në Europën Perëndimore përkrahje marrin ata kandidatë që janë të afërt me qytetarët, urbanë, aktivë në betejën për ujë e ajër të pastër, për zgjidhjen e probleme në trafik, për menaxhimin dhe riciklimin e bërllokut, për më shumë hapësira gjelbërimi, kundër korrupsionit dhe betonimit të qyteteve nga mafia ndërtimore që përkrahet nga administratat komunale. A do ta ndjekin trendin e gjelbër europian edhe qytetet shqiptare në vitet e ardhshme? Apo do të vazhdohet me avazin e vjetër?StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...