Çifti nga Shqipëria falenderon familjen nga Struga: Na kthyen portofolin me 700 €!

Çifti shqiptar falenderon familjen nga maqedonia: Na kthyen portofolin me 700 €!

“Përshëndetje JOQAlbania!

Dëshiroj të ndaj një përvojë të jashtëzakonshme që pata sot në Strugë. Pas furnizimit me karburant në Gulf dhe duke shkuar për te Market Gega, pa dashje e lashë portofolin sipër makinës. Nuk isha i sigurt nëse më kishte rënë rrugës apo diku tjetër.

Fatmirësisht, një familje e mrekullueshme, që rasti e deshi të kalonte aty, e gjeti portofolin dhe me shumë ndershmëri ma solli me të gjitha dokumentet dhe shumën prej afërsisht 700€ që ndodhej brenda. Ne, si një çift shqiptar, jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë veprim bujar dhe zemërgjerësi që tregoi kjo familje.StrugaLajm

Për shkak të barrierave gjuhësore, nuk arrita t’i falënderoj sa duhet në atë moment, ndaj dua t’i shpreh publikisht mirënjohjen tonë të thellë për këtë gjest të ndershëm dhe human. Të tillë njerëz na kujtojnë se mirësia dhe ndershmëria janë gjithmonë prezente.”

In : Aktuale

Loading...
loading...