CILAT VENDE TË BOTËS KANË MË SHUMË VDEKJE NGA COVID-19?

Shifra globale e vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar 900,000, derisa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur afër 28 milionë – bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë shteti më i goditur nga COVID-19 me 190,000 vdekje dhe më shumë se 6,3 milionë raste – më shumë se një e pesta e shifrës së përgjithshme.

Brazili është në vend të dytë me më shumë se 128,000 vdekje, pasuar nga India me mbi 75,000 persona të vdekur.StrugaLajm

Meksika dhe Britania e Madhe janë në vend të katërt dhe të pestë për nga numri i vdekjeve – 69,000 dhe 41,000.StrugaLajm

Ditëve të fundit, India ka regjistruar më shumë raste të reja dhe vdekje nga koronavirusi sesa shtetet e tjera – derisa shumë masa për distancim social janë duke u larguar.

In : Aktuale

Loading...
loading...