Cili është ‘’kulaci’’ i LSDM-së në Strugë?

Ka disa ditë që Ramiz Merko është ulur në karriken e të parit të Komunës së Strugës ,ndërkohë në opinion përfliten shumë opsione se si do të bëhet ndarja e pushtetit me LSDM-në, mbështetje e cila rezultoi decizive për fitoren e kandidatit të BDI-së në Strugë.Burime të rezervuara nga LSDM për Strugalajm.com konfirmojnë se akoma nuk ka një marrëveshje përfundimtare por sqarojnë se në lojë janë Njësia e ‘’Proaqua’’në Strugë,Sekretari I Komunës apo Kryetari i Këshillit ,por këto burime saktësojnë se do të jetë kjo javë që cështja e partneritetit me gjasë do të mbyllet dhe do të dihet se cilat poste do t’I takojnë kuadrove të LSDM-së.Ndërkohë Strugalajm.com tentoi të kontaktojë edhe me Kryetarin e Komunës Ramiz Merko por pa sukses.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...