Çka do të ndodhë me shtetasit e Maqedonisë që mbërrijnë në kufi pas orës policore?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se në mbledhjet e 51 të Qeverisë kur është sjellë vendimi për kufizimin e lëvizjes, me një konkluzion të veçantë ka nënvizuar se do të lirohen të gjithë udhëtarët të hyjnë në territorin e vendit.

Po ashtu në mënyrë plotësuese në mbledhje ne shtabit të krizës është sjellë konkluzion që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që vijnë nga jashtë dhe hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut në çdo pikë kufitare, atyre duhet ti lejohet gjatë orës policore lëvizja nga pika kufitare deri në vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre.

Qeveria ka sqaruar se rregullat vlejnë për të gjithë, dhe se të gjithë qytetarët që gjenden në kufi pas orës 22:00 kanë të drejtë të mbërrijnë në shtëpinë e tyre, dhe se askush nuk guxon që të ndalojë ata.StrugaLajm

Nga Qeveria kanë thënë se me këtë kanë hedhur poshtë siç thuhet manipulimet nëpër disa portale dhe nga konferenca me mediat e VMRO-DPMNE se derisa qytetarët po gjobiten për shkeljen e orës policore, kryeministri Zoran Zaev është lajmëruar që të lëshohen makina nga pika kufitare “Deve Bair” me Bullgarinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...