Çka duhet të dini për orën policore në Maqedoni? – Lexoni detajet

Prej sot deri më 22 mars, orë policore nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit, lëvizje vetëm me leje të posaçme

Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive me qëllim të parandalimit të rritjes së mëtejshme të numrit të pacientëve dhe të hospitalizuar me Kovid-19, Qeveria vendosi për orë policore prej sot deri më 22 mars, që nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa lëvizja gjatë kufizimit do të jetë e mundur vetëm me leje.StrugaLajm

Lejet për lëvizje të lëshuara nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vitin e kaluar do të jenë të vlefshme edhe gjatë lëvizjes së kufizuar të qytetarëve prej sot deri më 22 mars. MSHIA-ja do të lëshojë të reja për ata që kanë humbur lejet e tyre. Lidhur me lëshimin e lejeve në lidhje me punën e operatorëve ekonomikë pas orës 22:00, vetë kompanitë janë përgjegjëse, siç ishte rasti vitin e kaluar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...