Çka po ndodhë me administratorët e Marrëveshjes së Ohrit

Asnjë nga administratorët e dalë nga Marrëveshja e Ohrit nuk ka filluar me punë, edhe pse nga muaji prill u tha se brenda dy muajve do të përfundojë sistematizimi për 958 administratorët, e për të filluar edhe me 700 të tjerët. Por në Qeveri sot nuk kishin informata se kur do të përfundojë procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve mes institucioneve dhe administratorëve.

Tani jemi në fazën e nënshkrimit të kontratave në mes institucioneve. Numër të saktë për momentin nuk kemi se sa janë nënshkruar, por sipas informacioneve nga Sekretariati se së shpejti do të dal me statistika të saktë se deri ku është kjo procedurë dhe sa persona kanë startuar, duhet të startojnë me punë në institucione -deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Interesi i madh mediatik si duket vë nën presion qeveritarët të cilët bëjnë thirrje për durim në lidhje me sistematizimin e administratorëve. Madje, zëdhënësi i Qeverisë Mile Bosnjakovski tha që mburren që po zgjidhet ky problem, që ai e quajti shekullorë, edhe pse me vonesë.

Keni durim në lidhje me sistematizimin e administratorëve që janë punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse bëhet fjalë për problem shekullorë dhe nuk ka mundësi që i gjithë ky proces të përfundojë në afat 1 mujorë. Bëhet fjalë për një numër të madh të njerëzve që duhet të nënshkruajnë një numër të madh dokumentesh dhe shumë institucione janë të përziera në këtë punë – tha Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.StrugaLajm

Në pjesë e dytë të sistematizimit parashihet që të shpërndahen nëpër institucione edhe pjesa e mbetur e mbi 700 administratorëve, të cilët për më shumë se 10 vite, marrin paga pa punuar./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...