Çmimet e “ngrira” të produkteve të caktuara do të vlejnë edhe muajin e ardhshëm

Çmimet e ngrira të ushqimeve bazë do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në fund të shkurtit. Këtë e ka konfirmuar për Alsat ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Vendimi u miratua edhe në Qeveri. Çmimet e ngrira do të vlejnë për të njëjtat produkte që në dhjetor vendosi Qeveria që të mbeten të pandryshuara, shkruan Alsat.

“Sot sektori i tregtisë në Ministrinë e Ekonomisë ka marrë vendim ku ne do t’i propozojmë Qeverisë që vendimi i mëparshëm për ngrirjen e çmimeve të vazhdojë deri në fund të shkurtit, që do të thotë se, si Ministri e Ekonomisë propozojmë vendim që të vazhdojë masa për ngrirjen e produkteve bazë që ishin në dhjetor”- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

Kjo do të thotë se në muajin shkurt çmimet e bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, mishit të freskët, produktet e mishit të thatë, djathit, gjizës, vezëve, orizit dhe pastave do të mbeten të njëjta. Vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve është marrë nga Qeveria në dhjetor pasi Enti Shtetëror i Statistikave kishte regjistruar rritje të çmimeve të produkteve.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...