Çmimi i banesave nuk do të ndryshojë as këtë vit

Edhe pse është rritur oferta e pasurisë së patundshme, kjo nuk do të sjellë zbritje për metër katror, thonë një pjesë e kompanive që intensivisht ndërtojnë në shtet.

“Në tremujorin e fundit të vitit, në bazë të rezultateve të hulumtimit tonë shohim se ka një rritje të kërkesës dhe blerjes së banesave dhe hapësirave afariste. Gjysmën e dytë të vitit të kaluar pamë një rritje në shitjen e banesave dhe nga kjo del fakti dhe pritjet se ne do të kemi rritje të shitjes së pasurive të patundshme, dhe nuk do të ketë ulje të çmimit të banesave”- deklaroi Eser Xhevahir, ndërtues.

Një metër katror në kryeqytet shitet nga 900 deri në 1500 euro, në varësi se në cilën pjesë të qytetit gjendet. Banesat më të shtrenjta janë në Aerodrom, Vodno, Qendër dhe Karposh. Më të lira janë në Gazi Babë, Çair dhe Hekuranë. Ndryshe nga Shkupi në qytetet e tjera banesat lëvizin nga 600 deri në 900 euro për metër katror. Më të kërkuara janë banesat me sipërfaqe deri në 60 metra katrorë dhe garsonierat. Përqindja më e madhe ose 60 për qind e banesave të shitura janë blerë nga çiftet e reja.StrugaLajm

Shumica e këtyre banesave janë blerë me kredi, por, gjithnjë e më shumë qytetarët, në vend që në banka, kursimet i investojnë në pasuri të patundshme. Disa ekspertë ekonomikë mendojnë se normat e ulëta të interesit për depozitat, janë arsye më shumë që qytetarët të hollat ti investojnë në banesa, apo dyqane në vend që kursimet ti të ruajnë në bankë. Ndërsa në Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe qytete të tjera në vend, kërkohen banesa në Tetovë përveç banesave rritet kërkesa edhe për objekte afariste.

In : Aktuale

Loading...
loading...