Covid 19 në Maqedoni :365 raste

Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 336 raste të reja me Kovid 19,nga 1964 teste të bëra. Ndërkohë 385 pacientë janë shëruar.

Jetën e humbën 10 persona në kushte spitalore.

Institucionet Shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po trajtojnë me kujdes personat e infektuar me koronavirusin e ri, nëse ndonjë prej tyre bart variantin e ri të virusit britanik, pas konfirmimit të një rasti në klinikën private “Zhan Mitrev”, në Shkup.StrugaLajm

“Nuk ka hapësirë për panik pasi gjendjen po e ndjekim me shumë kujdes. Ne, edhe deri tani kemi në fuqi masa që vërtet po japin rezultate. Është e vërtetë se ky lloj i virusit është më përhapës në masën e 70 për qind, bazuar në analizat e bëra në Britani të Madhe. Gjithashtu, më duhet të them edhe këtë fakt, se ky lloj (virusi) apo sëmundje që manifestohet, është më e lehtë nga ajo që e kishim deri më tani, që është edhe një sinjal serioz se duhet të respektohen masat. Ne po bëjmë gjithçka lidhur me rastin e paraqitur sa i përket kontakteve që mund të ketë pasur personi i infektuar që të parandalojmë mundësinë e përhapjes. Paraqitja e këtij lloji të virusit nuk duhet të na befasojë duke marrë parasysh faktin se tani atë e kemi në shumë vende tjera”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...