Covid-19 në Maqedoni :Regjistrohen 11 viktima dhe 33 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.777 teste të kryera janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 13 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 92 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.246 raste, prej të cilëve 147.473 janë shëruar, kurse 5.398 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.375 raste aktive me virusin korona.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...