Covid-19 në Maqedoni sot 1511 raste, 32 vdekje

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.445  testime ndërsa janë regjistruar 1.511 raste të reja me kovid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 pacientë.

32 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, përcjell SHENJA.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 130.022 raste me koronavirus, 106,979 të shëruar. Numri i personave të vdekur është 3.781.StrugaLajm

Për momentin numri i rasteve aktive është 19.262.

In : Aktuale

Loading...
loading...