COVID DO JETË SI GRIPI! Brenda garës për pilulën mrekullibërëse të koronavirusit

Shkencëtarët parashikojnë që Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 3.5 milion njerëz në të gjithë botën, mund të kthehet në një sëmundje sezonale e ngjashme me gripin. “Ne kemi nevojë për një pilulë që mund t’i mbajë njerëzit larg spitalit”, thotë doktor Rajesh Gandhi, profesor dhe specialist i sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Mjekët kanë provuar disa ilaçe ekzistuese në luftimin ndaj Covid-19, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur ende në një test rigoroz klinik

Teksa koronavirusi vdekjeprurës nisi të përhapej prej fillimit të vitit 2020, kompania Pfizer mblodhi ekipin e shkencëtarëve dhe kimistëve për të gjetur një trajtim të mundshëm që do luftonte Covid.

ÇFARË NDODHI? Gjiganti farmaceutik amerikan, i cili kishte filluar të eksploronte për një vaksinë, gjithashtu dëshironte të prodhonte një pilulë që mund të ndalonte përparimin e infeksionit, e ngjashme me ilaçin e përdorur gjerësisht Tamiflu që lufton gripin. Ekipi filloi duke kërkuar disa përbërës, për të nisur me shpejtësi procesin. Ilaçi është krijuar, por procesi ende nuk ka përfunduar.

PO TANI? Më shumë se një vit më vonë, Pfizer ende nuk ka filluar testimin në shkallë të gjerë tek njerëzit. Por pritet që ky proces të nisë në korrik.

KUSH ËSHTË NË GARË? Pfizer dhe rivalët e saj, duke përfshirë Merck & Co Inc me bazë në SHBA (MRK.N) dhe firmën farmaceutike zvicerane Roche Holding AG (ROG.S), po garojnë për të prodhuar pilulën e parë antivirale që njerëzit mund të përdorin nëse përjetojnë shenjat e hershme të sëmundjes.

QËLLIMI I TYRE I PËRBASHKËT ËSHTË…? Një hap para duke ndihmuar njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus për të shmangur sëmundjen serioze dhe nevojën e shtrimit në spital. Deri më tani, ende nuk ka një trajtim të lehtë të administruar, që të jetë i faktuar se është efektiv kundër virusit. Dhe kjo pavarësisht zhvillimit të disa vaksinave efektive, përfshirë nga Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech SE, i cili në dhjetor u bë vaksina e parë që mori autorizimin për tu përdorur në SHBA.

KU DALLON ILAÇI NGA VAKSINAT? Përvoja e Pfizer nënvizon sfidat me të cilat përballen prodhuesit e ilaçeve në zhvillimin e një trajtimi oral për virusin. Ndryshe nga një vaksinë, e cila ka nevojë vetëm për të shkaktuar nxitjen e sistemit imunitar të vetë trupit, një pilulë efektive antivirale duhet të bllokojë përhapjen e një virusi në të gjithë trupin, ndërsa është gjithashtu mjaft selektive për të shmangur ndërhyrjet në qelizat e shëndetshme. Testimi i antiviralëve është gjithashtu i vështirë, thonë drejtuesit e kompanive farmaceutike. Një ilaç duhet të merret sa më herët gjatë një infeksioni. Shumë njerëz të infektuar me virus zhvillojnë simptoma të lehta, por studimet duhet të provojnë se një ilaç ka një ndikim domethënës në shëndetin e pacientit në rastet e rënda.

REAGIMET? Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla ka thënë se kompania mund të kërkojë autorizim emergjent në Shtetet e Bashkuara për pilulën e krijuar. Kjo mund të ndodhë në fund të vitit. “Tani për tani kemi një arsye shumë të mirë për të besuar se mund të jemi të suksesshëm”, thotë ai. Pfizer dhe rivalët e saj thonë se procesi i zhvillimit ka qenë shumë më i shpejtë se sa vitet që duhen zakonisht për të prodhuar një ilaç që mund të merret si pilulë. Merck dhe Roche kohët e fundit filluan testimet në njerëz dhe gjithashtu kanë thënë që ilaçet e tyre mund të jenë gati deri në fund të këtij viti. Merck po zhvillon ilaçin e saj në partneritet me Ridgeback Biotherapeutics LP dhe Roche po punon me Atea Pharmaceuticals Inc (AVIR.O). Qeveritë në të gjithë botën kanë investuar miliarda dollarë në zhvillimin e vaksinave, por Pfizer, Merck dhe Roche thonë se ata nuk kanë marrë fonde qeveritare për të zhvilluar antiviralë oralë për sëmundjen.

ÇFARË PARASHIKOHET?StrugaLajm

Shkencëtarët parashikojnë që Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 3.5 milion njerëz në të gjithë botën, mund të kthehet në një sëmundje sezonale e ngjashme me gripin. “Ne kemi nevojë për një pilulë që mund t’i mbajë njerëzit larg spitalit”, thotë doktor Rajesh Gandhi, profesor dhe specialist i sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Mjekët kanë provuar disa ilaçe ekzistuese në luftimin ndaj Covid-19, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur ende në një test rigoroz klinik. Aktualisht, trajtimet e vetme që treguan se ndihmojnë pacientët me Covid-19 që të shmangin shtrimin në spital janë barnat e antitrupave që kërkojnë infuzione intravenoze dhe funksionojnë më pak kundër varianteve të koronavirusit. Tamiflu -rekomandohet për njerëzit që kanë grip jo më shumë se dy ditë dhe është zbuluar se shkurton kohëzgjatjen e simptomave të gripit.

ILAÇET E PRODHUARA

Pfizer- Ilaçi i njohur si PF-07321332.

Merck- Ilaçi i quajtur Molnupiravir.

Roche dhe Atea- Ilaçi i quajtur AT-527.

A DO REZULTOJNË ME SUKSES ILAÇET ORALE TË KRIJUARA DERI TANI? ‘Zbulimi i një frenuesi të proteazës (ilaçi) që mund të merrej nga goja, si ilaçet e tjera të zakonshme do ishte pak a shumë si një “Chemistry Masterpiece”, thotë Zyrtari Kryesor Shkencor i Pfizer, Mikael Dolsten.

In : Aktuale

Loading...
loading...