Cvetanov:Zoran Zaevi është Goce Dellçevi i ri 

Ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmin financiar, Vane Cvetanov ka folur fjalë të mira për kryeministrin Zoran Zaev, duke e konsideruar si Goce Dellçevi i ri, transmeton Fokus.

“Pavarësisht se e etiketojnë si tradhëtar ose jo, sipas meje Zoran Zaev është Goce Dellçevi i ri dhe modern. Ai punët i sheh 100 vite më përpara. Me marrëveshjen gjithçka nuk është e mbyllur, sepse ka punë ende që duhet të definohen”, theksoi Cvetanov. Sipas tij, sjellja e VMRO-DPMNE ka përcjellë porosi të keqe  dhe se në të ardhmen kjo parti vështirë se do të krijojë relacione të mira me botën perëndimore.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...