Dalin pamjet: Dy serbë të dyshimtë vizituan Deçanin para helmimit

Pushimore të ujit në komunën e Deçanit, kompania e ujësjellësit “Hidrodrini” i ka 18.

Njëra nga to, të cilën ekipi i medias vizitoi të martën paradite, në afërsi të fshatit Hulaj në Deçan, ishte gjysmë e hapur, dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pa siguruar.

Drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj e mohonin kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.StrugaLajm

Më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restorani, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.StrugaLajm

Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.

In : Aktuale

Loading...
loading...