Dalin pamjet e 25-vjeçarit që u gjet i vdekur në portin e Durrësit

Një person është mbytur në portin e Durrësit këtë të diel, teksa trupi i tij u pikas nga Policia kufitare.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.

Paraprakisht raportohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi ka qenë i padekompozuar çka sjell dyshimet se i riu është mbytur në det dhe nuk është hedhur aty.StrugaLajm

Në foton i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, pasi është nxjerrë nga uji.

In : Aktuale

Loading...
loading...