Dallimi i nacionalizmit sllavo-maqedonas dhe atij shqiptar

Bekim Qoku

Ai sllavo-maqedonas nuk e thotë në mënyrë eksplicite, pra hapur, por vepron institucionalisht tërësisht mbi parimin e nacionalizmit. Edhe kur thuhet rrallë nga dikush, kalohet si pa gjë. Por ai me vepra favorizon sllavët sidomos para shqiptarëve. Zaevi, ta zëmë, gojën e ka plot me vlera universale, por politikat i krejtësisht partikulare, nacionaliste. StrugaLajm

StrugaLajm

Shqiptari, në të kundërt, e ka gojën plotë nacionalizëm, por sapo e lë mikrofonin apo publikon postimin në rrjetet sociale, vazhdon me jetën e tij të përditshme jo-nacionaliste. Ai shkon te lokalet maqedonase, blen produktet e tyre, as vet nuk e respekton gjuhën shqipe edhe kur i lejohet me ligj, e kështu me radhë. Shqiptarët, me një fjalë, paketimin e kanë me letër me flamur, por brenda në kuti është bosh. Ndërsa Zaevi paketimin e mbështjellë me flamur evropian, ndërsa brenda ka veçse nacionalizëm sllavo-maqedonas.

Edhe shqiptarët duhet të ndërrojnë strategji. Boll më me folklorizma e retorikë boshe. Shqiptarët tani kanë mundësinë që përmes institucioneve dhe pushtetit real që kanë – aq sa kanë – të avancojnë statusin e tyre kombëtar dhe të drejtat politike në vend.1ddt

In : Aktuale

Loading...
loading...