DASMA LUKSOZE GJITHANDEJ: Mijëra dollarë e euro për qejfe e kapadaillëk

Dibranët me një shqetësim marrin informata pothujse për çdo natë për dasmat luksoze që mbahen sidomos në restorantet e njohura si në qytet, ashtu edhe në periferi të qytetit

Vjollca SADIKU

Dibër, 11 gusht – Këto ditë qyteti i Dibrës vërshohet nga dasmat e shumta. Të gjithë restorantet për çdo natë kanë dasma, por dasmat mbahen edhe në ambiente familjare edhe atë kryesisht në oborre. Këta ceremoni dasmore sidomos kanë një masovitet për shkak të prezencës të madhe të mërgimtarëve dibran që jetojnë në Amerikë, por edhe në shumë shtete të Evropës. Dasmat janë luksoze pa marrë parasysh se nga kush bëhen meqë përkrahja financiare e mërgimtarëve ndjehet pothujase në çdo dasmë. Një dinamikë madhe ndjehet sidomos duke marr parasysh se gjatë dy viteve të pandemisë kishte një heshtje totale të dasmave. Por, në momente kur dasmat gjithmonë sjellin një gëzim të madh familjar në disa nga dasmat vjen në shprehje “hedhja” e madhe e devizave për muzikën. Këtë verë deri tani ka patur dasma në Dibër në të cilën janë hedhur mijëra dollarë.StrugaLajm

Dibranët me një shqetësim marrin informata pothujse për çdo natë për dasmat luksoze që mbahen sidomos në restorantet e njohura si në qytet, ashtu edhe në periferi të qytetit. Bie në sy informata se në disa dasma deri tani janë hedhur mijëra dollarë nga ana e mërgimtarëve, të cilët kanë qenë prezent në ceremonitë dasmore tek të afërmit e tyre. Në një dasmë janë hedhur afro 20 mijë dollar. Informatën e pohojnë familjar të dasmorëve. Për shkaqe të njohura ata janë kundër publikimit të emrit të tyre por shtojnë se kjo dukuri u ka rënë në sy jo vetëm pjesëmarrësve në dasmë por edhe mbar qytetit. “Me të vërtet të hidhen mijëra dollarë në një dasmë për muzikën është e tepërt. Me të drejt dibranët pyesin bëhet fjalë për qejfe apo tangërllëqe”, thotë një nga dasmorët prezent në dasmën në fjalë. Ndoshta ata që hedhin dollarët kanë para, por para mbi 400 dasmorëve, të cilët jetojnë në Dibër të hidhen aq para nuk shkon me realitetin e situatës jo vetëm në Dibër por edhe më gjerë. Pas dasmave ku hidhen mijëra dollarë, komentet janë të shumta dhe reagimet janë poashtu afatgjate. Pjesa më e madhe e dibranëve këtë e komentojnë jo si dukuri për të bërë qejfe, por si dukuri për të bërë tangërllëqe që do të thotë të shprehet para dasmorëve një kapadaillëk. Pikërisht qëndron kjo e dyta më shumë se dibranët njohin njëri tjetrin pa marrë parasysh se ku punojnë ata në Amerikë apo në Evropë. Po të njëjtët shtojnë se situata sociale në Dibër është e rëndë dhe do të ishte më mirë që këta persona apo familje së paku një pjesë e këtyre dollarëve të hedhura, të përcaktonin për të ndihmuar rastet sociale.StrugaLajm

Në lidhje me këtë dukuri biseduam edhe me disa muzicientë në Dibër. Ata thonë se pas dy viteve pauzë, dasmat e kësaj vere disi kanë plotësuar humbjet e tyre financiare. Në lidhje me komentet rreth hedhjes të parave të majme nga ana e disa mërgimtarëve shtojnë se kjo ndodh në shumë qytete të trevave shqiptare. Poashtu na informuan se në dy dasmat ku janë hedhur mijëra dollar kanë qenë prezente edhe këngëtare të njohura nga estrada shqiptare. “Të mos kemi persona të këtillë, nuk mund të përfitojmë në disa momente edhe ne”, thotë një muzicient i njohur dibran që disa vite me radhë merr pjesë në dasmat me orkestrën e tij. Kur jemi tek dasmat të theksojmë edhe faktin se këtë verë çmimi i muzikës mesatarisht për një natë është afro 2 mijë euro për komplet grupin por pothuajse në çdo dasmë. Muzicientët marrin edhe nga një shumë të dyfishtë nga bakshishet. Poashtu, kjo verë e cila dallohet për numrin e madh të dasmave ka sjell në Dibër edhe shumë këngëtar të njohur të estradës shqiptare të cilat kanë patur honorare të majme. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...