Xhevdet Dauti:Koha kur shqiptarët e ’’pushtuan’’Strugën nga ajri (Retro)

Zgjedhjet e para pluraliste në fundvitin e 1990 te shqiptarët në Maqedoni por vecanërisht te mërgimtarët ngjallën shpresën se me ardhjen e demokracisë cështja shqiptare por edhe liria e munguar do të vinin në një dimenzion tjetër.Shqiptarët në Maqedoni në fund të viteve të tëtëtdhjeta të shekullit të kaluar ishin në një diskriminim të paparë, i cili në disa segmente i ngjante aparteidit ,duke filluar nga mohimi i të drejtat kolektive e deri te ato individuale. Por, era e ndryshimeve që përfshiu bllokun lindor, edhe te shqiptarët e Maqedonisë, krijoi bindjen se ky sistem gradualisht po fundoset dhe po vjen demokracia.Padyshim ishte mërgata ajo që nga larg këto zhvillime i perceptonte me më shumë emocion sepse ishin ata që si rezultat i diskriminimit ekonimik, por pa harruar atë politikë ishin detyruar të mërgojnë dhe të sigurojnë të mira matriale falë punës në vendet e Europës dhe ato tejoqeanike.Rrethi i parë i zgjedhjeve të para ishte caktuar më 11 nëntor ndërkohë mërgata ishte vënë në lëvizje më herët tregon Xhevdet Dauti në atë kohë drejtues i Agjencionit Turistik ‘’Flamurtari’’ me seli në Zvicër i cili ishte një nga bartësit e aksionit për ardhjen e mërgimtarëve në zgjedhjet e para pluraliste .

Si u organizua desanti i 1990?

Në unanimitet nga pjesa më e madhe e mërgimtarëve në Zvicër ishte vendosur që në këtë ngjarje historike do të bëhen pjesë edhe mërgimtarët vazhdon Dauti duke saktësuar se ky aksion përvec se kishte një karaker masivë tregoi përkushtimin e shqiptarëve në Zvicër për kauzën shqiptare .’’Ishte një aksion i mirëfilltë të cilin agjensioni Flamurtari e krye me sukses sepse brenda tre ditëve u organizuan më shumë se 20 avion carter drejt aeroportit të Shkupit dhe Ohrit me më shumë se 2500 udhëtar në masë të madhe nga Struga dhe qytetetet e tjera të cilët pasi do të votonin do të riktheheshin sërish në Zvicër’’thekson ai.Më tej Dauti tregon se përvec se ky aksion ndërmirreshte që edhe nëpërmjet votës të mbështetet PPD-ja e cila atë kohë nuk ishte parti por lëvizje një pjesë e participtimit të biletës u vendos që t’i shkojë si ndihmë financiare PPD-së .Por pavarsisht angazhimit dhe përkushtimit të organizatorëve të këtij aksioni pushteti i atëhershëm vazhdon Dauti nuk e priti mirë këtë mobilizim të shqiptarëve të Zvicrës për të votuar në vendlindje dhe e përkufizoi si një desantë të shqiptarëve nga ajri të Strugës .Po në këtë kohë është edhe deklarat publike e Stojce Kovaceskit funksioner i asaj kohe i cili tha se Struga po pushtohet nga ajri. ’’Pasi ardhjes së mbi 2500 mërgimtarëve me mbi 20 cartera në aeroportin e Ohrit dhe Shkupit pushteti konfiskoi pasaportat e disa mërgimtarëve me arsyetimin se ata nuk kanë kryer shërbimin ushtarak gjë që krijoi një pakënaqësi dhe revoltë atë kohë jo vetëm te mërgimtarët por në të gjithë Strugën .Kjo ngjarje e pazakontë provokoi edhe protestën e mërgimtarëve më 11 nëntor para mbrojtjes popullore në Strugë me kërkesën e vetme që qytetarëve që u ishte konfiskuar pasaporta e njëta tu rikthehej .Ishte një nga ngjarjet që tregoi një solidaritet të madh jo vetëm të mërgimtarëve por të gjithë qytetarëve të cilët për orë të tëra protestuan dhe pritën që pushteti i atëherëshëm të provonte një qasje të re por pa sukses ‘’thekson ai.

Politika ka keqpërdorur sinqeritetin e mërgatësStrugaLajm

Sot pas një distance kohore prej afërsisht 3 dekadash Xhevdet Dauti në rolin e një mërgimtari tashmë të kthyer në vendlindje tregon se tanimë ashtu llojë aksionesh me një gadishëmri gati në suazat e sakrificës është vështirë të organizohen, sepse mërgata shqiptare në shumë raste është keqpërdorur nga politika.Dauti, saktëson se disa nga personat që ua konfiskuan pasaportat humbën vendet e punës në Zvicër, por të gjithë ata me krenari kujtojnë se ishin pjesë e një aksioni të madh në shërbim të vendlindjes.’’Padyshim që sot me shumë gjasë një aksion të tillë edhe pse nga pikpamja teknike është më lehtë për ta organizuar me shumë gjasë nuk do ta ketë atë sukses të vitit 1990 sepse politika shqiptare në Maqedoni në masë nuk ka arsyetuar veten para kësaj kategorie’’përfundon ai. .Struga është një nga qytetet dhe komunat në vend që ka një mërgat të fuqishme në vendet europiane dhe tejoqeanike e cila nëse motivohet të investoj në vendlindje padyshim që do ketë një inpakt zhvillimor dhe do të ndikoj pozitivisht në daljen nga stanjacioni ekonomik apo kriza që mbizotron viteve të fundit.Edhe pse mungojn statistika burimore të numrit të struganve që jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore supozohet se më shumë se njëzetmijë qytetar me origjinë nga Struga jetojn dhe punojnë prej dekadash të shpërndar anë e kënd globit e dhënë e cila konfirmohet edhe nga shoqatat që tubojnë mërgimtarët .(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...