Debakël i Ramush Haradinajt përballë Behxhet Pacollit

Dëshira infantile për t’u ngjitur në fronin e kryeministrit me çdo kusht, pra edhe me votat e Listës Sërbe dhe me ato pak vota ruse të Behxhet Pacollit, si duket po e shëndrron Gjeneral Ramushin në një kurir të vogël të shërbimeve antishqiptare.
Nga dorëzimi i tokave shqiptare Malit të Zi, nga “suksesi” i policis së Kosovës në teatrin famkeq të Mitrovicës, erdhi së fundmi edhe “zbulimi” i duarve të agjentëve të Erdoganit në ministrit që “udhëheq” Ramushi.
Sa qesharake aq edhe tragjike po shfaqet përpara syve të shqiptarëve gjenerali i djeshëm Ramush Haradinaj tek sa përpiqet të gjej ndonjë fjalë ngushëllimi për rrenimin e dalngadalshëm të Ramushit të djeshëm nën këmbët e hienave ruse, që hëpërhë mbajnë këto dy emra: Behxhet Pacollin- Ministër i jashtëm dhe Flamur Sefaj-Ministër i brendshëm.
Tërhiqu Ramush, për hir të gjakut që ke derdhur, sa nuk është bërë vonë !
Lebit Murtishi.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...