Debat në Strugë:”Afirmimi i ndikimit pozitiv në procesin e Ballafaqimit me të kaluarën në RM”

Instituti për mbështetjen e mediave – MSI Shkup, organizoi panel diskutimin e parë me të “Afirmimi i ndikimit pozitiv në procesin e Ballafaqimit me të kaluarën në RM”.

Në këtë panel diskutim,foli ekspertja Nora Maliqi, e cika para të pranishmëve tha se “Ballafaqimi me të kaluarën është proces i domosdoshëm në të cilin duhet të kalojnë shtetet pluraliste. Kjo çështje duhet të fillojë të trajtohet prej tek institucionet e shtetit, ato juridike dhe më pas edhe në sferat tjera të shoqërisë”.

Gazetarja Mira Kostiq, foli për rolin e mediave në Afirmimin e ndikimit pozitiv në procesin e Ballafaqimit me të kaluarën. Kostiq tha se mediat luajnë rol kyç në avansimin e këtij procesi. “Mediat duhet te angazhohen më seriozisht që Ballafaqimi me të kaluarën të jetë pjesë e punës së mediave, duke kontribuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për shoqërinë e vendit”.

Nēdiskutim u kyçën edhe qytetarët të cilët shpalosën idetë e tyre qëqyteti i Strugës të tejkalojë këtë proces më lehtë dhe të ndërtoj ardhmëri të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në këtë aktivitet MSI prezantoi edhe analizën e bërë për tre shtete, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në këtë analizë theksohet qartë gjendja e tre sheteve në fjalë për trajtimin e ëtij procesi.StrugaLajm

Ky projekt i parë i MSI-së realizohet në partneritet me Shoqatën për zhvillimin e dialogut ndëretnike ETNITETI në Strugë, ndërsa financohet nga Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni.

 StrugaLajm

Instituti për mbështetjen e mediave – MSI Shkup, organizoi panel diskutimin e parë me të "Afirmimi i ndikimit pozitiv në procesin e Ballafaqimit me të kaluarën në RM".Në këtë panel diskutim,foli ekspertja Nora Maliqi, e cika para të pranishmëve tha se "Ballafaqimi me të kaluarën është proces i domosdoshëm në të cilin duhet të kalojnë shtetet pluraliste. Kjo çështje duhet të fillojë të trajtohet prej tek institucionet e shtetit, ato juridike dhe më pas edhe në sferat tjera të shoqërisë".Gazetarja Mira Kostiq, foli për rolin e mediave në Afirmimin e ndikimit pozitiv në procesin e Ballafaqimit me të kaluarën. Kostiq tha se mediat luajnë rol kyç në avansimin e këtij procesi. "Mediat duhet te angazhohen më seriozisht që Ballafaqimi me të kaluarën të jetë pjesë e punës së mediave, duke kontribuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për shoqërinë e vendit".Nēdiskutim u kyçën edhe qytetarët të cilët shpalosën idetë e tyre qëqyteti i Strugës të tejkalojë këtë proces më lehtë dhe të ndërtoj ardhmëri të barabartë për të gjithë qytetarët.Në këtë aktivitet MSI prezantoi edhe analizën e bërë për tre shtete, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në këtë analizë theksohet qartë gjendja e tre sheteve në fjalë për trajtimin e ëtij procesi.Ky projekt i parë i MSI-së realizohet në partneritet me Shoqatën për zhvillimin e dialogut ndëretnike ETNITETI në Strugë, ndërsa financohet nga Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni.

Posted by Media Support Institute – MSI on Samstag, 30. September 2017

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...