Dëgjova se si më kërcënonin: “Ja ku është Sela, ku do shkosh, do të të vrasim”

Disa goditje në kokë me monitor, shtizë të flamurit dhe dërrasa, kanë lënë deputetin Ziadin Sela pa vetëdije dhe të dezorientuar, për çka dhe nuk i kujtohet një pjesë e ndodhive më 27 prill gjatë dhunës së ushtruar në Kuvend.

Sela sot ka dëshmuar para gjyqit ku të akuzuarit ngarkohen për tentim vrasje ndaj tij, transmeton Medial.mk.

Sela ka thënë se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar. Para tij si mburojë e gjallë kanë qenë deputeti Syrija Rashiti nga ASH-ja dhe Rexhail Ismaili nga BDI-ja.

“Kur u tërhoqën deputetët, ngela vetëm pa mbrojtje, sigurimi tentonte të mbrojë Zaevin. Asnjë nga turma nuk tentoi të më ndihmojë mua. Nëse më ndihmonte dikush, do të përcillesha me lule dhe duartrokitje”, ka thënë Sela.StrugaLajm

Ai ka thënë se para se të sulmohet ka marrë kërcënime direkte për jetën e tij. Siç tha Sela ka dëgjuar sesi dikush ka thirrur: “Ja ku është Sela, ku do shkosh, do të të vrasim”.

In : Aktuale

Loading...
loading...