Reagon Dehari për zjarrin në Zajaz të Kërçovës

Apel

Gjatë ditës së sotme në disa vende malore të Kërçovës janë shfaqur zjarre të cilat kanë shkaktuar dëme nëpër sipërfaqet pyjore. Përmasat e zjarrit ishin të mëdhaja, andaj Komuna e Kërçovës ka aktivizuar Shtabin e emergjencës për të vepruar në terren, me ç’rast janë mobilizuar ekipet e zjarrëfikjes dhe janë angazhuar aeroplanët kundër zjarrit të cilët kanë operuar nëpër terrenet malore.
Ekipet mobile edje gjatë natës do ta ndjekin gjendjen në terren me qëllim që të mos përhapet zjarri i shkaktuar i cili sipas informacioneve jozyrtare është shkaktuar nga faktori njeri.
Apelojmë te qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të mos ndezin zjarre në natyrë, sepse pasojat mund të jenë të mëdhaja.

Me respekt,StrugaLajm

Komuna e Kërçovës

In : Aktuale

Loading...
loading...