Deklaratë e përbashkët midis BDI-së dhe ASH-së në Dibër për zgjedhje fer (FOTO)

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i BDI-dega Dibër, z.Ramadan Imeri dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, z.Dritan Lleshi sot nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje fer dhe demokratike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër, transmeton Ekspress.

Kjo iniciativë ishte nismë e dy partive politike konkuruese, të cilat duke treguar kulturën qytetare dibrane, dëshirojnë që zgjedhjet të jenë vetëm se një proces demokratik , që përmes shprehjes së të drejtës së tyre kushtetuese qytetarët të zgjedhin organet e vetëqeverisjes lokale dhe të mos ndikojë në harmoninë qytetare dhe prishjes të raporteve ndër njerëzore.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...