Dentistët shpikin një ilaç për të rritur dhëmbët

Stomatologët japonezë kanë zbuluar një mënyrë si të rrisin dhëmbët te kafshët dhe testi te njerëzit është veç disa muaj larg. Shumicës së njerëzve iu dalin dhëmbët e parë kur janë rreth 6-muajsh dhe më pas zëvendësohen rreth moshës 6-vjeçare. Por Katsu Takahashi, i cili drejton departamentin e kirurgjisë dentare në Medical Research Institute Kitano Hospital dhe ekipi i tij po shpresojnë se kushdo në botë mund të ketë një buzëqeshje të bukur përmes rritjes së dhëmbëve që mungojnë.

Ata kanë shpikur një drogë që mundësoi rritjen e dhëmbëve te minjtë dhe nuselalat, testimi i të cilit te njerëzit do të nisë në shtator. Në të do të marrin pjesë 30 meshkuj të moshave 30-64 vjeç që nuk kanë të paktën njërin dhëmb.StrugaLajm

Ilaçi çaktivizon proteinën USAG-1 që ndalon rritjen e dhëmbit. Kështu do të dalë një dhëmb i ri si dhe do të forcohet kocka në atë ekzistues. Testimi te kafshët u krye edhe te langonjtë, por rezultatet nuk janë publikuar ende. Në testet e kryera te nuselalat dhe minjtë nuk pati efekte anësore. Nëse eksperimenti rezulton i saktë, kërkuesit duan që ilaçi të aplikohet te pacientët e moshave 2-7 vjeç që u mungojnë të paktën 4 dhëmbë për shkak të një çrregullimi. Më pas ata duan që të përqendrohen te personat që s’kanë 1-5 dhëmbë si pasojë e faktorëve mjedisorë.

In : Aktuale

Loading...
loading...