Deputeteve shqiptare u ndalohet të veshin fustane mbi gjunj?!

Duket si nje rikthim pas në kohë, kur jo vetem nuk lejoheshin, por dënoheshe mirë për “shfaqjet e huaja”. Kodi i Sjelljes së Deputetëve që synon të disiplinojë Kuvendin dhe performancën e të zgjedhurve të popullit në Parlament, në nenin 7, përcakton paraqitjen e deputetit në veprimtaritë parlamentare, duke saktësuar disa elementë të cilët nuk i lejohen në mënyrë kategorike.

Duke pasur parasysh se aty është arena e të zgjedhurve që rrahin debat e vendosin për popullin, shumë pika ne kete nen të kodit, mund të tingëllojnë qesharake, por praktika ka treguar se nga ajo sallë shpeshherë nuk reflektohet sjellje e admirueshme.

Por, duke u ndalur më në detaje, nuk mund të të lërë indiferent, një pikë e nenit 7, ajo që lidhet me modën. “Deputeti nuk duhet të ndjekë modën në mënyrë të tepruar”- thuhet në nenin 7 të Kodit. Se cfarë do të thotë kjo, cfarë është teprimi, e kush e përcakton këtë, kjo sigurisht që lë vend për debat.

Neni 7

Deputeti nuk duhet të:StrugaLajm

a)Marrë pjesë në punimet e Kuvendit në gjendje të dehur

b)Ndjekë modën në mënyrë të tepruar

c)Kryejë veprime ose gjestikulacione joparlamentare, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve/ kolegeve dhe të ftuarve që ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut për deputetin.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...