BLENDI PETROL
Aktuale

Deputeti i Strugës godet Zaevin: Nuk çuditemi nëse edhe Gruevskin do ta merrni për ministër!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi në seancën e Kuvendit ku pritet zgjerimi i qeverisë dhe votimi i ministrave të rinj theksoi se nuk do të habitej nëse kjo qeverisje do të propozonte edhe Nikolla Gruevskin për ministër të financave transmeton INA.“Ata në ditën kritike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk votuan Talat Xhaferin, sepse ishin kundër siç thonin kriminalitetet e BDI-së dhe nuk ishin në sallë, tani e kanë shansin të përkrahin Xhaferin dhe Qeverinë tuaj. Është e paparë se si është e mundur që gjatë zgjedhjeve lokale të thoni se ASH është në koalicion me VMRO-DPMNE, kur ende nuk ishte fashitur gjaku i 27 prillit, duke aluduar në bashkëpunimin tonë me BESËN. Dhe tani kjo parti është pjesë e Qeverisë. Pas kësaj nuk do të më befasonte nëse edhe Nikolla Gruevskin do ta propozonit për ministër të financave”, deklaroi Rashidi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button