Deputeti i Vevçanit rikthehet në burg

Deputeti i VMRO-DPMNE, Krsto Mukovski mbrëmë është kthyer në burgun e Shutkës pas kontrolleve mjekësore në Klinikat e Shkupit.

Jozyrtarisht u raportua dje pasdite se deputeti tashmë me imunitet të hequr ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrën. Por pas kryerjes së kontrolleve ai është kthyer në burg, ku po vuan masën e paraburgimit.

Ai së bashku me pesë deputetë të tjerë janë të dyshuar për të enjten e përgjakshme që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...