Deputeti Syrja Rashidi akuzon:Në Strugë po ndodh një spastrim total

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia ka marrë për nëntë muaj kompetencat kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, për emërimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe te mesme.

Në vendimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se këtë vendim e kanë marrë për shkak se gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve Komuna nuk ka respektuar nenet 132, 133, 134, 135, 136 të Ligjit për Arsim fillor dhe nenet 93, 93b dhe 93V të Ligjit për arsim të Mesëm.

Siç thonë në arsyetimin e tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës nuk ka respektuar as afat 15 ditor të Inspektoratit Shtetëror për Arsim, për të përmirësuar parregullsitë.

Për këtë çështje, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi akuzoi Qeverisë se vazhdom se havazin e Qeverisë së vjetër dhe kërkoi spjegim nga ministrja Renata Deskovska.StrugaLajm

“BDI e ka humbur Komunën e Gostivarit dhe atë e kanë fituar qytetarët, prandaj padrejtësisht penalizohen. Vazhdon avazi i njëjtë dikur pushteti VMRO-BDI penalizonte Strugën, sot pushteti LSDM-BDI penalizon Komunën e Gostivarit. Prandaj pyetja ime është e shkurtë e qartë, e drejpërdrejtë për ministren e arsimit. A është e vërtetë dhe cilat janë arsyet që Komunës së Gostivarit ti merren këto kompentca”, ka thënë Syrija Rashidi, deputet i ASH-së.

Përgjigjja e ministres së Arsimit, Renata Deskovska ishte se ajo ka qenë mundësia e vetme për të marrë masa ndaj kryetarit të Komunës së Gostivarit, por deputeti Rashidi pyeti se pse të njëjtën gjë nuk e bëjnë edhe me Komunën e Strugës.StrugaLajm

“Propozimin të cilin e morëm dhe mundësia e vetme ligjore që e kishim në dispozicion që të vendosen sundimi i të drejtës dhe respektimi i Ligjit për Arsim fillor dhe të mesëm ishte marrja e kompenncave në pjesën për shkarkim dhe emërim dhe ky vendim do të jetë në fuqi nëntë muaj”, ka thënë Renata Deskoska, ministre e arsimit.

“Në rast se kjo që thoni ju për Gostivarin është e vërtetë, unë mund t’ju garantoj se dhjetë herë më shumë se kaq ndodh në Strugë. Atje me fshesë të hekurt ndodh një spastrim total. Krejt që ka të bëjë me pushtetin lokal të garniturës së kaluar. Ndërprehen të gjitha kontratat në mënyrë të njëanshme, përjashtohen nga administrata e Komunës njerëz me vendime dhe po ashtu shkarkohen drejtorë në mënyrë të njëjtë sip thoni Ju që ka ndodhur në Gostivar. Ndoshta Struga për ju është larg, Gostivari është më afër por është mirë ti hidhni një sy nga Struga”, ka thënë Syrija Rashidi, deputet i ASH-së

Me vendimin e MASH tani kryetari i Komunës së Gostivarit, si kuadër i Aleancës për Shqiptarët, për nëntë muaj nuk do të ketë të drejtë që të emërojë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...