Deputetja e Strugës :Ja çfarë më kërkoi VMRO para se të më kandidon

VMRO DPMNE ka përgatitur terrenin që pas zgjedhjeve të vitit 2014 të ndryshoj emrin e vendit. Këtë e ka konfirmuar ish deputetja e kësaj partie, Nola Ismajloska-Starova gjatë një interviste për emisionin 360 gradë. Ismajloska tha se para zgjedhjeve të vitit 2014 nga udhëheqësia e partisë i është shtruar pyetja, nëse zgjedhesh deputete a je e gatshme të votosh për ndryshimin e emrit.

Ka një moment tjetër që është i papranueshëm për mua. Ajo është hipokrizia e disa prej kolegëve që qëndruan pranë murrit, një pjesë e tyre ishin deputetë në vitin 2014. Kur na kërkohej të ishim kandidatë në lista duhej të pajtohesh. Pyetja që iu parashtrua një pjese të madhe ndoshta nuk ishte për disa që mund të kenë qenë në strukturat më të larta, të cilët mund të kenë marrë pjesë në biseda të tilla, ose që tashmë i ishin përgjigjur asaj pyetjeje. Por kur më thirrën më thanë që mandati i deputetit gjithashtu mund të paraqesë sfida të mëdha, siç ishte më herët votimi për rastet e Hagës dhe u tha konkretisht: a jam e gatshme të votoj për ndryshimin e emrit. Unë pranova të jem deputete e gatshme të votoj për ndryshimin e emrit’’-tha Nola Ismajloska-Starova, deputete.

Ismajloska tha se një gjë e tillë iu është kërkuar edhe deputetëve të tjerë por thotë se është e udhës ata vetë të dalin dhe ta pranojnë. Pas këtyre pohimeve ka reaguar grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së duke i hedhur poshtë pretendimet e Ismajlloskës. Sipas opozitës nga deputetët gjithmonë është kërkuar të pranohen dy parime:

Parimi i parë ka qenë që gjithmonë të respektohet programi zgjedhor, në bazë të të cilit qytetarët ua kanë dhënë besimin dhe nderin për tu bërë deputetë. Parimi i dytë, që gjithmonë ta respektojnë vullunetin e popullit, i shprehur në referendum të organizuar në mënyrë ligjore”-thpnë nga VMRO-DPMNE

Ndërkohë në emisionin e njëjtë, 360 gradë në Alsat deputetja e VMRO DPMNE Daniella Rangellova tha se asaj nuk i është bërë kjo pyetje, pasi ka qenë pjesë e kryesisë së partisë. Por ajo ka disa vërejtje për kreun e partisë, Hristijan Mickovki meqë para ndërkombëtarëve flet ndryshe dhe ndryshe para opinionit ndryshe.StrugaLajm

E para, një gjë flitet para bashkësisë ndërkombëtare, diçka tjetër para anëtarësisë, diçka e tretë para të papërcaktuarve. Kështu jo. Unë jam për një qasje të sinqertë“-theksoi Daniella Rangellova, deputete e VMRO DPMNE.

Ismajlovska dhe Rangellova thanë se nuk presin që të jenë në ndonjë listë të kandidatëve për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...