Deputetja me origjinë nga Veleshta e Strugës jep dorëheqje nga partia e Vjosa Osmanit

Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të VV-së ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, kanë bërë të ditura burime të Paparacit brenda kësaj liste.

Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo” e themeluar nga Vjosa Osmani pas ndatjes së saj me LDK-në .Madje mësohet se ka pakënaqësi te mëdha dhe mundësi që një pjesë e tyre të tërhiqen pas dorëheqjes së Kica Xhelilit.

Daorsa Kica Xhelili është me origjinë nga Veleshta e Strugës.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...