Deri në fund të muajit pagesa të plota të subvencioneve

Rreth 50 milionë euro subvencione janë paguar gjatë dy muajve të fundit në bujqësi. Për realizim mbeten 15 milionë jo të plota, për të cilat vendimet tanimë janë përgatitur. Deri në fund të muajit pritet që mbështetja të bartet në tërësi, informon ministri resor Lupço Nikollovski. Ai vlerësoi se edhe tani, si edhe viteve paraprake, më shumë paguhen detyrime të mbetura, në vend të mbështetjes për vitin rrjedhës. Lidhur me 15 milionë euro të mbetura, ministri tha se bëhet fjalë për subvencione për bujqit tek të cilët kontrollet kanë treguar mospërputhje të asaj që e kanë paraqitur me gjendjen në terren. “Këta prodhues të cilët për shkak të ndonjë arsye nuk do të marrin subvencione, të drejton deri te Agjencia pagesore që të detektohet problemi dhe të tejkalohet”, apeloi Nikollovski dhe paralajmëroi se Ministria do të vendosë sistem të pagesës në kohë. Informoi se deri në fund të vitit, deri më 31 dhjetor, di të paguhen edhe gjashtë milionë euro plotësuese mbështetje, për bujqit e rinj dhe për mbjellje të reja disavjeçare. Ai informoi gjithashtu se sot (e martë) do të dihet saktë se sa sipërfaqe me pyje janë përshirë nga zjarret që e përfshinë Maqedoninë, pasi në seancën qeveritare, NP “Pyjet e Maqedonisë” do të kumtojë numrin e saktë. Nga kjo do të varet, theksoi, nëse ndalesa për lëvizje në pyje ende do të jetë në fuqi. Nikollovski në konferencën për shtyp potencoi se masa e djegur e pemëve nuk do të vendoset në qarkullim dhe do të jetë nën kontroll të ashpër nga ana e Inspektoratit. Njëherësh paralajmëroi se nga viti i ardhshëm mjetet buxhetore për mbrojtje të pyjeve do të rriten dhe në vend të shtatë milionë denarëve të tanishme do të arrijnë 35 milionë denarë. “Në dhjetë vitet paraprake dhjetëfish është zvogëluar vlera e buxhetit për mbrojtje të pyjeve, prej 70 milionë denarë në vitin 2006, në shtatë milionë në vitin 2017”, përmendi ministri. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me zjarret, informon se në kërkesë të tij janë forcuar të gjitha kontrollet edhe ato inspektuese edhe ato të policisë pyjore. Sipas tij, befasuese janë të dhënat në lidhje me revizionin e efikasitetit të ndërmarrjes dhe institucioneve kompetente për pyjet.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...