DERI NË MESNATË DORËZOHEN LISTAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË

Afati për parashtrim të listës zgjedhore deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet e parakohshme të caktuara parlamentare për më 12 prill përfundon sonte në mesnatë. Fushata për zgjedhjet duhet të fillojë më 23 mars, por si do të zhvillohet procesi zgjedhor do të varet nga vendimet e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve, duke pasur parasysh rrethanat dhe masat e ndërmarra për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend dhe botë, njofton KOHA.

Verdikti për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit zgjedhor pritet edhe në takimin e sotëm të kryeministrit Oliver Spasovski me liderët e partive politike.Related PostsMar 12, 2020StrugaLajm

Nga këto vendime, siç thonë nga KSHZ-ja do të varet edhe puna e tyre e mëtutjeshme. Ato vazhdojnë me aktivitete për organizim dhe realizim të zgjedhjeve, duke u përshtatur në indikacionet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kështu që dje veçmë janë anuluar edukimet e këshillave zgjedhorë, ndërsa do të zëvendësohen personat mjekësorë të cilët janë anëtarë në Këshillin Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe Këshillin Zgjedhor (KZ).StrugaLajm

Tre parti kanë i kanë dorëzuar listat e kandidatëve një ditë patra përfundimit të afatit

Duke e pasur parasysh afatin për dorëzim të listave të kandidatëve deri në KSHZ listat e tyre i kanë dorëzuar tre partitë politike edhe atë Partia Punëtore për gjashtë njësite zgjedhore, Unioni Qytetar Demokratik për pesë njësite zgjedhore dhe Zëri për Maqedoninë për pesë njësi zgjedhore.(koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...