Dëshmia e Abdulfetah Alimi: Kërkohej vrasja e Ziadin Selës,Talat Xhaferin,Zoran Zaevit

Abdulfetah Alimi sot dëshmon në seancën gjyqësorë ku akuzohen 10 të dyshuar për tentim vrasjen e deputetit Zijadin Sela, në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar që ndodhën në Kuvend.

“Në sallën ku mbahej pres konferenca, pash protestuesit të tërbuar, të cilët qëllonin me mjete të forta ndaj deputetëve. Dëgjova nga ta se po kërkojmë gjak shqiptari, ku përmendeshin emri i Selës, Talat Xhaferit dhe Zoran Zaevit, duke i thënë se je i shitur. Ne u munduam të mbrojmë deputetët, por gjithçka doli jashtë kontrollit,” tha Alimi ndër tjerash në dëshminë e tij.StrugaLajm

Alimi, ish-pjesëtar i sigurimit të Kuvendit, po mbahet në paraburgim si i dyshuar për bindje të urdhrit ndaj personit të paautorizuar, ku më 27 prill u hapën dyert nga brenda që hyri turma e protestuesve në Kuvend.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...