Detaje për konfliktin mes Sekiraqëve dhe ‘Capave’, pamjet e sherrit që i parapriu vrasjes

Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë mbrëmjen e kaluar.

I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve.

I riu që mbeti i vrarë nuk është person i panjohur për autoritetet e Kosovës.

Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat” dhe me një ndikim të madh tek ta.

Të dyja familjet kanë pasur probleme dhe në të shkuarën, ku janë përfshirë dhe përdorimi i armëve të zjarrit.

Pajtim Gashi, një anëtar tjetër i familjes së ‘Capave’, ishte plagosur në mars të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës.StrugaLajm

Sekiraqa akuzohet për tentim-vrasje për këtë rast.

Pamjet e këtij rasti, të cilat i kishte publikuar portali Sinjali, tregojnë sesi Sekiraqa e godet në kokë me kondakt të armës Pajtim Gashin dhe pastaj e gjuan me armë zjarri.

Shiko videon:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsinjali.video%2Fvideos%2F1097591201447980%2F&show_text=true&width=476&t=0

In : Aktuale

Loading...
loading...