“Devolli Corporation” jep gjysmë milioni euro për Fondin e Sigurisë së Qeverisë Kurti

Devolli Corporation” i është përgjigjur menjëherë ftesës publike bërë nga kryeministri Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke zotuar shumën prej 500 mijë eurosh.

Aksionari Shkëlqim Devolli ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar mjete shtesë për të rritur sigurinë shtetërore.

“Është një hap i duhur dhe ne duam ta shprehim mbështetjen tonë që në ditën e parë, duke vlerësuar se secilit prej nesh i takon të kontribuojë në sigurinë e atdheut tonë, kur atdheu na thërret. Kompanitë e ‘Devolli Corporation’ do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit edhe për ndihma të tjera, si financiare ashtu edhe me mallra”, është shprehur Devolli.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...