Diaspora nga Çikago apelon për bërjen e koalicionit trepalësh

Komuniteti Shqiptaro- Amerikan dhe shoqatat “Prespa” e “Valët e Liqenit” që veprojnë në shtetin e Illinois-it kanë bërë thirrje për realizimin e koalicionit trepalësh ASH-BESA- Alternativa në Maqedoni për zgjedhjet e 11 prillit. Ja deklarata e përbashkët e dalur nga takimi i tyre me këto pika: – komuniteti dhe shoqatat vlerësojnë angazhimin maksimal të Ash rreth bashkimit të subjekteve të opozitës për koalicion parazgjedhor 3 palësh, -Komuniteti dhe shoqatat vlerësojnë vendimin e kryesisë qendrore të Besës lidhur me pranimin e koalicionit parazgjedhor 3 palësh, -Komuniteti dhe shoqatat vlerësojnë unanimisht përkrahin koalicion parazgjedhor 3 palësh duke dëshiruar që 12 prilli të jetë dita e ndryshimit të kursit politik shqiptar në Maqedoni, – në të njëjtën kohë, komuniteti dhe shoqatat mendojnë se 3 subjektet politike shqiptare në Maqedoni bartin përgjegjësi historike dhe subjekti politik i cili eventualisht devijon nga ky bashkëpunim, do të merr me veti edhe përgjithësinë. Komuniteti dhe shoqatat përkrahin unanimisht koalicionin 3 palësh dhe në këtë drejtim janë në gjendje të japin kontributin e tyre.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...