Diaspora për Strugën:Si i harxhoi Ramiz Merko dhe Resul Kaba nga 3400 euro dhe 1300 euro për dreka dhe darka!

Diaspora për Strugën

Sot në pashallëkun e Strugës u dha raport mbi shfrytëzimin e buxhetit në 2018 dhe u pa që Ramiz Pasha dhe Veziret e tij si Resul Kaba dhe tjerët kanë shtuar në kile duke reflektuar në harxhimet që kanë bërë për vitalitetin e trupit.

Harxhimet e konvertuara në monedhën e Pashallëkut “Burek” nga Euro ka metaforën një Burek bënë një Euro…

Ramiz Pasha ka gëlltitur 3’400 Burek në muaj, Kryeveziri Resul Kaba ka gëlltitur 1’300 Burek në muaj dhe me rradhë…

Ramiz Pasha ka gëlltitur për gërmazin e vet në emer të deponisë 370’000 Burekë ku vlen të theksohet se Ramiz Pasha është njëherit edhe dollobashi i vendit të dhënë me qira për deponinë.StrugaLajm

Veziri Armend Shaqiri, menaxher I kompanisë EKO (fake) nuk ka qënë prezent dhe nuk është deklaruar se sa Burek ka gëlltitur me parkingjet, duke rrjepur në rradhe të parë Diasporen gjatë sezonit të verës. Zotërote s’ka pse jep llogari, pasi që kompanitë “fake” nuk detyrohen me ligj-maliqin e banana RMV-së.

Pyesim Zoran Sulltanin deri kur kështu të bëni Struganët “budallenjë me diplomat e UNS-së” dhe t’i lini Struganët të kullosin bar dhe të hanë kalama në sallat sportive të sportit të dasmave.

NATO dhe BE jemi gati ne….

Diaspora për Strugën

In : Aktuale

Loading...
loading...