Diaspora për Strugën:Struga drejt mjerimit dhe diktatures

Redaksise se Strugalajm diaspora strugane e zvicres iu drejtua me kte Shkrim

Struga drejt mjerimit dhe diktatures

Me humbjen e Ziadin Seles, Struga jo vetem qe humbi indetitetin dhe karakterin Shqiptar, por humbi dhe investimet e parapra nga investoret Shqiptar bashke me ato te huaj.
Sipas analizave te bera nga Diaspora per Strugen, ne Struge do humben shume vende te reja te punes , si pasoje e terheqjes se projektve te parapra te diaspores me investor te huaj.
Ishin planifikuar te realizohen shum projekte ne lemi te ndryshme si: Turizem,Prodhim,Informatik, Engineering, Telematik.
Idea e Ziadin Seles dhe Investorve ishte qe Struga te behet nje ishull i ri i teknologjise.
Pundhensi kryesor do ishte sektori privat e jo Partia.
Investoret e shikojne Strugen si rrezik per te bere investimet e tyre.
Sipas tyre ne kater vitet e ardhshme ne Struge do te kete vetem rritje te korrupcionit, ryshfet klasik dhe haraç.
Ndaj,Bizneset qe nuk kane perkahur BDI-ne vetem se kan filluar represionet duke bllokuar pagesat dhe duke leshuar inspektoret Tatimor si qente endacak qe kemi neper qytet.
Degradimi i qytetit dhe i shqiptarve filloj nga dita e pare, e marrjes se pushtetit lokal.
Diaspora per Strugen veren qe ne Struge kan filluar hakmarrjet ndaj Shqiptarve te ndershem ne administrate duke larguar ata nga postet e tyre kadrovike dhe zavendsuar me ushtar partiak te BDIse dhe LSDMse.
Largimi nga puna, ose nderrimi i vendit te punes jane metodat klasike te nje sistemi 16 veçar te BDI-se per te friguar dhe shantazhuar njerzit e ndershem.
Diaspora per Strugen i kerkon BDI-se, Kryetarit te Struges,te lere hakmarrjet ndaj Shqiptarve se kjo rruge e zgjedhur nga BDI dhe kryetari i Komunes çon ne qorr Sokak me pasoja qe mund te sjellin destabilizimin e situates ne vend.
Situata e shkarkimit te qindra Shqiptarve nga puna eshte e ngjajshme me Situaten e viteve te 80-ta ku pas demostratve te studentve ne Prishtine Shqiptaret ne Maqedoni u shkarkuan nga puna dhe filluan hakmarrjet deri ne burgosjen e shum intelektualve dhe studentve. E gjitha kjo e bere nga kupola komuniste dhe komunist te “ndershem” Shqiptar.
Edhe tash kemi Shqiptaret e “ndershem” te regjimit qe marrin ne qafe bashkekombasit e tyre.

Ngelim me shprese qe te dali ndryshe nga kjo qe ka filluar.
Situaten e krijuar ne Struge e ndjekim me nje brengosje dhe hidherim te thelle.
Kjo mund te jete vetem Struga qe duan dhe jo Struga qe duam.StrugaLajm

Diaspora per Strugen…
——————————————–

In : Aktuale

Loading...
loading...