Dibra nesër pa energji elektrike, ja shkaku


– Në Dibër nesër prej orës 10 deri 18 do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të servisimit përmes së cilës qyteti furnizohet me energji elektrike, kumtoi SHA Elem.

Bëhet fjalë për servisim të rregullt të ndërprerësit rregullativ prej 110/35 kilovat transformator i cili gjendet në hidrocentralin Shpilje, procedurë që filloi javën e kaluar dhe për të cilën është e nevojshme kohë për shkak të defektit në pjesën e pajisjes.StrugaLajm

Nga SHA Elem informojnë se servisimin e kryen serviseri  i autorizuar “Konçar ING” nga Kroacia, i cili në afat më të shkurt ka siguruar pjesë rezervë dhe do ta ndërrojë një transformator gjatë ditës së nesërme.

“Servisimi është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh se pa ndërprerës rregullativ ekziston rreziku për dalje nga rrjeti, ndodhja e dëmit të plotë e aparateve elektrike të shfrytëzuesve, mbetja afatgjate pa energji elektrike në Dibër dhe pasoja të mundshme serioze për të gjithë sistemin elektro-energjetik në vend për dëmtimin e stabilitetit të tyre. Për ato arsye, ndërhyrja gjatë ditës së nesërme, të shtunën 6.4.2019 është e nevojshme edhe qytetarët luten për durim dhe bashkëpunim për shkak të sigurisë personale të ekipit të tyre”, thuhet në kumtesë nga SHA Elem.

In : Aktuale

Loading...
loading...