Dibra po ja merr primatin Strugës si qyteti tranzit drejt Shqipërisë

Sipas të dhënave të SPBOhër, për pesë muajt e parë të këtij viti në vendkalimin kufitar të “Bllatës”, janë regjistruar 303.648 hyrje dhe dalje, kurse vitin 2023 po në të njëjtën periudhë numri i udhëtarëve në hyrje dhe dalje ka qenë 266.311, që do të thotë se frekuenca e udhëtarëve është shtuar për 14 për qind

Vjollca SADIKUStrugaLajm

Dibër, 20 qershor – Lëshimi në përdorim i rrugës kombëtare “Rruga e Arbrit”, ka ndikuar shumë pozitivisht në rritjen e frekuencës në vendkalimin kufitar “Bllatë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në afërsi të Dibrës. Tani përveç dibranëve, këtë vendkalimi kufitar e shfrytëzojnë edhe banorë nga Gostivari, Tetova, Shkupi dhe Kumanova për të udhëtuar në Shqipëri, prandaj edhe të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të frekuencës nga muaji në muaj. Deri vonë dibranët por edhe banorët nga rajoni i Pollogut dhe Shkupit, kryesisht për në Shqipëri shfrytëzonin vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...