Dibrani nga Amerika i ka dhuruar Dibrës një kamion për grumbullim të mbetjeve

Ndërmarrja Komunale nga Dibra në të ardhmen mbeturinat do t’i mbledhin me automjet special, donacion nga bashkëqytetari i tyre Latif Cami, i cili një periudhë të gjatë jeton në SHBA.

“Bëhet fjalë për një donacion i cili për qytetin ishte më se i nevojshëm. Ai është automjet të cilin nuk e ka asnjë ndërmarrje komunale në Maqedoni. Momentalisht posedojmë tre traktorë dhe dy automjete më të vogla të vjetra me të cilat me vështirësi të mëdha brenda ditës bartim nga 26 deri 30 kub metër mbeturina, deklaroi për MIA-n Mazllum Lleshi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale ” Standard”.

Me këtë automjet i cili duhet të arrijë së shpejti, thekson ai, do ta zgjidhim një nga problemet më të mprehta. Apelon që qytetarët të jenë më të vetëdijshëm dhe të mos krijojnë deponi të paligjshme, por mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e vendosur nëpër qytet apo vendet për mbeturina më të mëdha në deponinë e qytetit.StrugaLajm

“Kur bëhet fjalë për deponinë, për rregullimin e saj na nevojitet një ekskavator. Shpresojmë se edhe këtë problem do ta tejkalojmë, me mirëkuptim dhe përkrahje nga bashkëvendësit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim dhe të cilët jo rrallë donojnë mjete për qytetin e tyre”, thekson Lleshi.

In : Aktuale

Loading...
loading...