‘Dikur kemi ngrënë bukë e krip, por s’kemi ikur’-Postimi i shqiptarit që po bën xhiron në rrjetet sociale

Valon Aliu, një i ri kosovar, ka bërë një postim emocional në rrjetin social Facebook, para se të nisej për emigrim.

Postimi i tij fillon me fjalët ‘dikur kemi hangër bukë e kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova’.

Shton se kohë më parë kosovarët e kanë kapur pushkën kundër okupatorit serb, ndërsa sot thotë se në vend të pushkës po i kapin valixhet.Postimi i tij mbaron me fjalët ‘një Kosova pa shpresë’.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dikur kemi hanger bukë e kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova.StrugaLajm

Kemi pas zemër ta kapim pushkën e ta mbrojmë Atdheun tonë kundër okupatorit Serb.

Ndërsa sot në vend te pushkes e kapim valixhen dhe e lëshojmë Atdheun tonë për një jetë me të mirë për një jetë të sigurt, për fëmijët tanë…

Një KOSOVË pa shpresë….!

In : Aktuale

Loading...
loading...