Dikur pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse!

Dikur, në vitet më të hershme kryerja e ushtrisë kishte një domethënie të madhe. Shihej si një sprovë e pjekurisë, si një shkollë e kryer. Pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse.

Gjenerata e mesme dhe më e moshuar kur fillonin bisedat për ushtrinë, i zinte mesnata. Rrëfimet e tyre ishin interesante dhe një aventurë e re jashtë shtëpisë.

Tregonin betimin e dhënë, qethjen te berneri, afërsitë me ushtarët, kapetanët dhe gjeneralët. Por edhe si zgjoheshin herët, rregullonin shtratin, bëheshin rresht dhe mernin urdhërat. Tre muajt e parë ishin shumë të rënda, sepseu bëheshin ushtrimet intensive .

Ideja për aktivizimin e këtij detyrimi vjen mes zhvillimeve të fundit gjeopolitike në botë, sidomos pas pushtimit luftës të Ukrainës, ndërsa nga shumë vende arsyetohet “me qëllim të rritjes së aftësive mbrojtëse”.

Por, deri në këtë moment kjo mbetet vetëm në suaza të propozimeve e debateve dhe jo ndonjë hap konkret.

Së fundmi kjo temë u aktivizua edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Kroacia paralajmëroi se nga 1 janari rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak i cili do të zgjasë dy muaj.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, si komandant suprem i Forcave të Armatosura, thotë
se duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare.StrugaLajm

Sipas saj, të rinjëve duhet t’u mundësohet pasi ka nga ato që edhe duan të kryejnë.

“Disa nga të rinjtë kanë dëshirën që një ditë të jenë pjesë jo vetëm e një ushtrie profesioniste, por vullnetarisht në forcat e armatosura, ndoshta duhet të flasim për këtë. Pavarësisht se cili do të ishte vendimi pas diskutimit, ajo që pamë na jep një ndjenjë sigurie”, tha Davkova duke shtuar se është e nevojshme të mendohet në këtë drejtim, të inicohet një diskutim, të dëgjohen edhe ekspertët për këtë çështje.

Si shtet Maqedonia e Veriut vendimin për të shfuqizuar detyrimin e shërbimit ushtarak në vitin 2006.

Shumë qytetarë, sidomos brezi më i moshuar akoma kanë një nostalgji për ushtrinë.

Por akoma nuk dihet se si do ta pranoj gjenerata e re këtë ide, e cila ka një kosto të lartë financiare për shtetin.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...