”Dilara” me burrin nga Shkupi,në pritje të fëmijës së parë

“Dilara”, një nënë e përkushtuar e cila bën gjithçka që është e mundur për lumturinë e fëmijëve të saj.

Ndonëse si çdo person bën gabime, ajo prapë se prapë mbetet sinonim i një nëne model. Pra po flasim për personazhin e “Dilarës” në serialin “Paramparca”, ndërsa aktorja që luan këtë rol Ebru Ozkan në jetën reale thuhet se është në pritje të fëmijës së parë.

Ajo para më shumë se një viti u martua me aktorin nga Shkupi, Ertan Shabani i cili karrierën po e zhvillon në Turqi. Ozkan u fotografua bashkë me Shabanin dhe kishte të veshur një pardesy të gjerë gjë që mediat turke i bëri të aludojnë se ajo është në pritje të një fëmije.


Loading...
loading...