Zëdhënësi i policisë për Ohrin dhe rajonin e Strugës, informon median se një i ri nga Struga, pasi ka prishur fejesën me një të re me shtetësi të huaj ka shkuar në shtëpinë e ish të fejuarës, për të marrë pajën.Sipas Dimoskit ai ka shkuar në ndërtesën e ish të fejuarës dhe pasi ka vërejtur se dera e ndërtesës është e hapur, është futur në banesë dhe fizikisht është përballur me familjarët e ish të fejuërës ku më shumë e ka pësuar nëna e të resë.Ajo me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Strugës ku i është ofruar ndihmë mjekësore.Policia po ndërmerr masa për të ndriçuar rastin.(Strugalajm.com)
Artikuj të ngjashëm
Lexo gjithashtu:
Close - Qeveria refuzon propozimin që në pension të dilet më 67 vjet13 hours më parë
- ETIKA MJEKSORE DHE PACIENTI!17 hours më parë