Dimovski: Maqedonasit së bashku me shqiptarët çliruan Dibrën, Strugën, Ohrin e Manastirin nga serbët në vitin 1913

 Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, kujton kryengritjen e Ohrit dhe Dibrës të 9 shtatorit të vitit 1913. Ai theksin e vendon në pjesëmarrjen e shqiptarëve në të, si dhe në krijimin e Qeverisë së asaj kohe ku hisedarë ishin edhe shqiptarët. Sipas tij, ky është edhe një moment që të mësojmë nga kaluara në të tashëm, duke aluduar në marrëdhënie të mira ndëretnike në vend, informon gazeta KOHA.Related PostsSht 9, 2020

“Në këtë ditë, 9 shtator 1913, fillon një nga kryengritjet më të mëdha të popullit maqedonas, të udhëhequr nga VMRO. Kjo kryengritje është karakteristikë e përfshirjes masive dhe gjithëpërfshirëse të popullsisë shqiptare dhe çetave shqiptare në veprimet e VMRO-së. Kjo kryengritje është fryti i parë i revoltës së popullsisë së okupatorëve të rinj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bukureshtit. Emri i kësaj kryengritje është Kryengritja Ohrit dhe Dibrës. Kryengritja nisi me çlirimin e qytetit të Dibrës dhe krijimin e një qeverie popullore në të cilën morën pjesë maqedonasit, por edhe shqiptarët dhe turqit. Pas disa ditësh, kryengritësit arritën të çlironin qytetin e Ohrit, Strugës dhe Kërçovës nga sundimi serb, me planet për zgjerim të mëtejshëm në Manastir dhe Prilep. Kryengritja u shtyp me angazhimin e të gjithë Ushtrisë Mbretërore Serbe, një shtesë prej 100.000 ushtarësh të mobilizuar dhe angazhimin e Ushtrisë Mbretërore Greke”, kujton Dimovski, përcjell gazeta KOHA.StrugaLajm

Ai vlerëson se kjo kryengritje ishte lënë pas dore dhe neglizhuar me vetëdije në historiografinë maqedonase. “Është për të ardhur keq që ne nuk mësojmë nga historia. Drejtimi, ideja dhe e vërteta nuk duhet të ndryshojnë”, nënvizon aiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...