Din Arifi nga shkolla e qytetit të Strugës shkëlqen në garat regjionale

Sot,te kolegji „Yahya Kemal“-Strugë,në mënyrë solemne u shpërndanë mirënjohjet për të arriturat e nxënësve,në garat Matematikë-Fizikë,të mbajtura më 18.02.2024!Në këtë garë morën pjesë nxënës nga më shumë shkolla fillore nga komunat:Ohër,Dibër,Kërçovë,Debërc,sikurse Struga me shkollat rurale edhe nga SHfk“V.Milladinovci“,ku nxënësi Din Arifi me mentorët,Ymrane Dauti dhe Feti Meta,zuri vendin e parë!Vijon shpërblimi,për të gjithë fituesit edhe mundësia që nxënësi të pranohet në këtë shkollë pa pagesë! Duhet theksuar fakti që për herë të parë fitohet vendi i parë nga shkolla në fjalë!Si mësimdhënës,ndihem i lumtur,duke marr parasysh Instuticionin arsimor i cili mundëson dhe është vendi ku njerëz të moshave të ndryshme ju ofrohet nga shkollat fillore deri te akademitë dhe universitet,një larmi e madhe programesh dhe kurrikulash me hapësira mësimore! Dinit i dëshiroj shëndet dhe suksese në itinerarin e tij në vazhdim!Paçim vetëm suksese! F.MetaStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...